Analisti politik Xhevdet Pozhari ka bërë disa kritika ndaj zhvillimeve brenda LDK-së, duke aluduar se përpjekjet për ta dobësuar kryetarin Lumir Abdixhiku mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, një bashkërendim i mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së do ta thellonte ngërçin politik, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë Ja paskan mësy pleqtë e LDK-së me e rrëzu Lumirin. Nëse ia arrijnë qëllimin, e bllokojnë zgjedhjen e presidentit dhe e çojnë vendin prapë në zgjedhje. Kuptohet, bëhen haptazi bashkë me PDK-në. Nëse Lumiri ia del dhe pranon të jetë pjesë e qeverisjes, për ta votuar presidentin prapë mininalisht 3 vota do t’i ketë më pak.
Aleanca koston e lartë për presidentin: ndër të tjera, po i lyp 1 miliardë euro për kryeqytetin si fond emergjent. Saktësisht aq sa janë planifikuar të ndahen për ushtri. Albini veç t’u kqyr seri! Valla boll në zor je me këtë opozitë.
