Hajvali: Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, rastet

0%

Gjashtë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit janë zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga ekipet e KRU “Prishtina” në zonën e Hajvalisë. Sipas njoftimit zyrtar, zbulimi është bërë brenda një periudhe të shkurtër kohore gjatë inspektimeve në terren, ku të gjitha lidhjet e identifikuara janë shkyçur menjëherë nga sistemi i furnizimit me ujë.

Autoritetet e kompanisë kanë bërë të ditur se rastet janë proceduar për trajtim të mëtejshëm në Prokurori, në përputhje me ligjet në fuqi. Ndërkohë, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve intensive në terren, duke theksuar se çdo lidhje ilegale e identifikuar do të shkyçet dhe do të ndiqet ligjërisht.

Sipas kompanisë, këto veprime kanë për qëllim mbrojtjen e sistemit të furnizimit dhe sigurimin e një shpërndarjeje të drejtë të ujit për të gjithë konsumatorët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com