Gjermania hap kapitullin e ri, Klopp selektor i ri?

0%

Jurgen Klopp do të jetë selektori i ri i Gjermanisë. Gjithçka është kryer mes Federatës gjermane të Futbollit dhe vetë 59-vjeçarit i cili ka vendosur të pranojë ofertën e drejtuesve dhe pritet të lë shumë shpejt detyrën e tij aktuale pranë grupit Red Bull. Kontrata që do të nënshkruajë Klopp është me terma afatgjatë, por pa specifika konkrete mbi detajet.

Kështu, për ish-trajnerin e Liverpool dhe Borussia Dortmund do të nisë një tjetër cikël i ri, këtë herë në drejtimin e Kombëtares, objektiv i hershëm ky nga Jurgen Klopp.

Burimi: Bota Sot