Nuk e pagoi gjobën prej 300 eurosh, Policia e arreston në Obiliq – 15

0%

Një person i kërkuar me urdhër të Gjykatës ka përfunduar në pranga mëngjesin e së shtunës në Obiliq, pasi nuk e kishte shlyer një gjobë prej 300 eurosh, e cila më pas ishte zëvendësuar me dënim me burg, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës , në fshatin Plemetin, zyrtarët policorë kanë arrestuar Isuf Ibrahimin , ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë aktive nga Gjykata. Sipas vendimit gjyqësor, ai ishte dënuar fillimisht me 300 euro gjobë, mirëpo për shkak të mospagesës së saj, dënimi ishte shndërruar në 15 ditë burgim.

Pas arrestimit, Policia ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës dhe e ka dërguar Isuf Ibrahimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku do të vuajë dënimin. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com