Nënkampioni i Kosovës, Malisheva, ka ndarë rrugët me shtatë futbollistë. Në anën tjetër, Malisheva po përgatetit për sfidat ndërkombëtare. “Shprehim falënderimin tonë për lojtarët Ilir Rexha, Rilind Hetemi, Arbër Shala, Riad Jashari, Arian Telaku, Agustin Rojas dhe Tiago Gomesin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë me fanellën e FC Malishevës sa ishin pjesë e jona!
Ishte kënaqësi t’ju kemi pjesë të familjes sonë. Ju falënderojmë për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment të ndarë së bashku”, ka njoftuar Malisheva.
