Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe analisti i njohur anglez, Jamie Carragher, beson se sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, e meriton ta fitojë çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, bazuar në paraqitjet e tij gjatë 12 muajve të fundit. Në kolumnën e tij për “The Telegraph”, Carragher vlerësoi sezonin e jashtëzakonshëm të kapitenit të Anglisë, duke theksuar se forma e tij ka qenë e pakrahasueshme.
“Po të votohej sot për ‘Topin e Artë’, Harry Kane do të ishte fituesi i merituar. Goli i tij ndaj RD Kongos ishte i 72-ti këtë sezon. Vetëm Lionel Messi ka arritur shifra të tilla në vitet e fundit. As Cristiano Ronaldo nuk ka qenë kaq produktiv në një sezon të vetëm”, s hkroi Carragher. Megjithatë, ai pranon se Kane mund ta ketë të vështirë ta fitojë çmimin në një vit Botërori.
“Sipas asaj që ka bërë në 12 muajt e fundit, Kane duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’. Fatkeqësisht, kjo ndoshta nuk do të ndodhë, sepse në një vit të Kupës së Botës, çmimi zakonisht i takon yllit të kombëtares që shpallet kampione” , shtoi ai. Carragher u shpreh gjithashtu skeptik për gjasat e Anglisë për ta fituar Kupën e Botës 2026.
“Edhe pse do të doja të besoja se Anglia mund ta fitojë ende trofeun, paraqitjet e fundit nuk japin arsye për një optimizëm të tillë”, përfundoi ish-reprezentuesi anglez..
