Edhe pse tashmë 39 vjeç dhe fitues i tetë Topave të Artë, ai vazhdon të shkëlqejë në fazat e fundit të karrierës së tij, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit botëror.
Lionel Messi është tashmë lojtari i parë që shënon 7 ose më shumë gola në disa Kupa Bote, pas 7 rrjetave të shënuara në Katar 2022, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme në nivelin më të lartë. Messi nuk zhduket atëherë kur Argjentina ka më shumë nevojë; ai shfaqet aty për të dhuruar magji dhe festë Albiceleste.
Në fazat eliminatore, “Pleshti” ka lënë gjurmë në 12 gola: 6 gola dhe 6 asistime, më shumë se kushdo tjetër që nga viti 1966. Te Argjentina preferojnë që epoka e tij të jetë e pafundme, ndërsa për vetë Messin kufiri është të ngjitet sërish në podiumin e Kampionit të Botës.
