Zverev siguron kualifikimin në të tetën e finales

0%

Alexander Zverev, fituesi i këtij viti i Roland Garros dhe bartësi i dytë në Wimbledon, është kualifikuar në të tetën e finales pasi mposhti amerikanin Marcos Giron me rezultat 3:0 (6:2, 7:6, 6:4). Pas tërheqjes së Carlos Alcaraz nga turneu, Zverevit i është hapur ndjeshëm rruga.

Në raundin e ardhshëm ai do të përballet me çekun Jirí Leheçka, i cili eliminoi spanjollin Jaume Munar me rezultat 3:1 (6:4, 6:4, 4:6, 6:4). Në të tetën e finales është kualifikuar edhe italiani Flavio Cobolli, finalist i këtij viti në Roland Garros. Ai përmbysi ndeshjen ndaj rusit Karen Khachanov.

Khachanov fitoi setin e parë bindshëm 6:0, duke u bërë lojtari i parë që i merr një set me rezultat 6:0 një tenisti të Top 10-shes, por Cobolli reagoi shkëlqyeshëm dhe fitoi tre setet pasues 7:6, 6:7, 6:2, 6:2. Në raundin tjetër, Cobolli do të përballet me australianin Alex de Minaur, i cili mposhti amerikanin Zachary Svajda me rezultat 3:1 në sete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot