Zjarr shkrumbon një banesë në Krutje të Lushnjës, dyshime për defekt

0%

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Krutje të Lushnjës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë shkatërruar plotësisht banesën, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.

Sipas dyshimeve të para, shkak i zjarrit mund të kenë qenë probleme në rrjetin elektrik të banesës, por autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com