Danny Glover zbulon se vuan nga Alzheimer: Aktori i njohur rrëfen

0%

Aktori i njohur amerikan Danny Glover ka zbuluar se prej disa vitesh po jeton me sëmundjen e Alzheimerit. 79-vjeçari e bëri publik lajmin gjatë një interviste për NBC, ku tregoi se diagnozën e mori pak kohë pasi u nderua me çmimin e nderit Oscar në vitin 2022. Edhe pse pranon se lëvizjet, të folurit dhe kujtesa e tij janë ngadalësuar, ai theksoi se vazhdon të jetë aktiv.

“Mund të jetoj me të. Jam i sigurt se, ndërsa sëmundja përparon, gjërat do të jenë ndryshe dhe do të ndryshojnë”, u shpreh aktori. Glover, fitues i katër çmimeve Emmy, është i njohur për rolet e tij në filmat “Lethal Weapon” dhe “The Color Purple”, si edhe për një karrierë që numëron mbi 170 role në film dhe televizion.

Në intervistë, vajza e tij Mandisa Glover tha se familja vendosi të flasë hapur për diagnozën e aktorit për të ndihmuar në luftën kundër paragjykimeve që shoqërojnë Alzheimerin. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që ai të ketë kontroll mbi historinë e tij. Tani është momenti i duhur që ta tregojë vetë,” u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Glover foli edhe për pasionin për artin dhe drejtësinë sociale, duke theksuar se arti mbetet një mënyrë për të kuptuar dhe reflektuar mbi sfidat e botës. “Bota përballet me shumë sfida. Arti na ndihmon t’i shohim ato nga një këndvështrim tjetër,” tha aktori.

Burimi: Bota Sot