Sulmi me pako-bombë në Monaco, gruaja ukrainase dyshohet si autore

0%

Një grua ukrainase është identifikuar si e dyshuara kryesore për shpërthimin me pako-bombë në Monaco, nga i cili mbetën të plagosur rëndë një multimilioner ukrainas nën sanksione, bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre 13-vjeçar, raporton BBC.

Zëvendësprokurori i Monacos ka bërë të ditur se 39-vjeçarja, Anastasiia Berezovska, dyshohet se është maskuar si burrë dhe se mund të mos ketë vepruar e vetme në këtë sulm.

Për të është lëshuar një njoftim i kuq i Interpolit (Red Notice), ndërsa ajo kërkohet për tentativë vrasjeje, vendosje të një mjeti shpërthyes në një rrugë publike me qëllim kriminal dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur pak para orës të së hënës, kur një person ka lënë një pako në hyrje të një ndërtese banimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pak çaste më vonë, pakoja ka shpërthyer në momentin kur multimilioneri, bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën, po hynin në ndërtesë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, ndërsa ende është në kërkim e dyshuara kryesore. Sipas policisë së Monacos, ekzistojnë dyshime se Berezovska ka vëzhguar ndërtesën për disa ditë para se të ndodhte sulmi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com