Gërvalla vizitoi Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani

0%

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani në Poklek të Drenasit, ku nderoi jetën, veprën dhe sakrificën e njërit prej intelektualëve dhe shkrimtarëve më të shquar shqiptarë, i cili u vra bashkë me pjesën më të madhe të familjes së tij nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Shtëpia muze e shkrimtarit Ymer Elshani është ai vendi që dëshmon se historia e popullit tonë liridashës nuk shkruhet vetëm me data e ngjarje, por edhe me jetët dhe veprat e atyre që i dhanë shpirt ndërgjegjes kombëtare”, tha Ministrja Gërvalla.

Tutje ajo tha se regjimet gjenocidale nuk i frikësohen vetëm armëve por i frikësohen librave, mendimit të lirë dhe njerëzve që i japin shpirt e vetëdije një kombi siç ishte Ymer Elshani. “Serbia nuk synoi vetëm jetët e shqiptarëve, por, edhe intelektualët, shkrimtarët dhe krijuesit tanë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj, dhe vrasja e tij dhe e familjes së tij gjatë luftës ishte pjesë e politikës gjenocidale të Serbisë, e cila nuk synoi vetëm shkatërrimin fizik të shqiptarëve, por edhe goditjen e mendimit, kulturës dhe kujtesës sonë kolektive. Në Poklek të Drenasit, ai u vra nga forcat serbe bashkë me bashkëshorten, katër djemtë, nënën dhe shumë civilë të tjerë”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Në nderim të shkrimtarit Elshani, Ministrja Gërvalla tha se ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe për fëmijë, dhe të rinj dhe një krijues që me veprën e tij edukoi breza të tërë me dashurinë për gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar.

Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të veçantë për Teuta Elshanin, vajzën e shkrimtarit dhe të vetmen të mbijetuar të familjes, për përkushtimin me të cilin ka ruajtur trashëgiminë familjare, duke bërë të mundur që shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshanit të shndërrohet në muze dhe në një dëshmi të përhershme të çmimit të lartë që populli i Kosovës pagoi për liri.

“Dhe pikërisht, kujtimi për Ymer Elshanin është kujtimi i çmimit të lartë të lirisë sonë dhe një zotim i përhershëm për ta mbrojtur Republikën e Kosovës edhe më fort e me dinjitet, me të vërtetën historike, të ndërtuar mbi sakrificën dhe mbi gjakun e gjithë atyre që ranë për lirinë e saj”, tha Ministrja Gërvalla.

Burimi: Bota Sot