Një i mitur është therur me thikë nga tre bashkëmoshatarë të tij në Mitrovicë të Jugut. Ngjarja ka ndodhur më , rreth orës . Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Rasti në fjalë dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ndërkaq të përfshirët janë të mitur, të moshës rreth 13 deri në 15 vjeç. I dëmtuari ka pasur gërvishtje në regjionin e gjurit” – thuhet në përgjigjen e tyre për KALLXO.com. Sipas Prokurorisë, çështja po trajtohet në procedurë të rregullt.
Edhe Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, është therur me thikë nga tre persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.
