Erdogan Celina, emër i madh i futbollit të Kosovës

0%

Erdogan Celina, legjenda e futbollit të Kosovës. Si lojtar pastaj edhe si trajner la gjurmë të pashlyeshme. Ka qenë qendërmbrojtës që lakmohej nga shumë klubet të atyre viteve. Sportist i madh, i disiplinuar dhe shembull në fushë e në jetë private. Ai ka qenë ndihmëstrajner në KF Prishtinën e gjeneratës së artë në vitet e 80-ta.

Celina me sukses ka luajtur për Lirinë, Trepçën dhe Prishtinën. Duhet theksuar se më 24 maj të vitit 1978, Celina u paraqit titullar me numër 5 të Trepça në finalen e Kupës së Marshall Titos, por pas 120 minutave pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Rijeka. Finalja u luajt në stadiumin “Marakana” para 40 mijë shikuesve. Ishte motiv shtesë për bashkëlojtarët.

Një personalitet i rrallë qoftë në jetën sportive qoftë në jetën private. 24 maj, 1978 Rijeka – Trepça 1:0 Stadiumi Marakana në Beograd. Shikues: 40.000. Gjyqtar kryesor Radmillo Ristiq (Beograd). Shënues: Radoviç (91’). Rijeka: Avramoviq, Makin, Hrstiq, Cukrov, Radin, Juriçiq, Durkaliq, Radoviq (Shugar), Kustudiq, Ruzhiq, Desnica.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trepça: Mutibariq, Liljak, Gërboviq, Rafet Prekazi, Erdogan Celina, Miletoviq, Radojeviq (Radeviq), Ramadan Cimili (Shemsedin Ajeti), Stoliq, Fisnik Ademi, Savoviq.

Burimi: Bota Sot