Dhuna filloi

0%

Ajo që pritej, filloi sot. Dhuna e shtetit, por jo e shtetit të shqiptarëve, e shtetit të Edi Ramës, Belindës, Taulantit. Ata që kanë pak memorie në janarin e vitit 2011 Taulant Balla kacafytej me policët por atëhere ata nuk ishin të shtetit. Me të njëjtën unfiormë edhe atëhere si sot, por ata nuk ishin të shtetit.

Kurse sot që qeveris mizerja e tij, Edi, Belinda, Klosët, Peleshët, Gonxhet, sot janë policë të shtetit dhe sipas tij kush i prek ka prekur gjakun e shtetit. Dhe po sipas tij ata që protestojnë janë shtresa më ulët, më e ndyrë që shumë shpejt do marrin mësimin e duhur.

Përgjigja është fare e thjeshtë, regjimi tani është kthyer në një juntë ushtarake ku nuk do mungojnë gazi lotësjellës, shkopinjtë, arrestimet natën, paralajmërimet poshtë dyerve etj., vetëm e vetëm për tu friksuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fakt të friksuarit janë ata dhe e dini përse, kurrë nuk e kishin menduar se ishin të prekshëm për shkak parasë pa hesap që posedojnë dhe që herë më herë e ndajnë në fund të vitit në ca lëmosha, gjoja bli një gjel deti apo si ky turpi i botës, bonusi i verës, ndërsa miliardat e tyre, që është djersa juaj e çojnë në vila ekstra dhe bankat e fshehura ishujve të Karaibeve.

Janë të terrorizuar edhe për faktin se sot, nuk hap dot një faqe shtypi të huaj, kudo flasin për Flamingot e Shqipërisë, për copa Shqipërie ku një kurvë me emrin Edi Rama, i shet si simite me djathë dhe nga ana tjetër luan kartat e politikës po prej kurve duke ndyrë edhe të majtën globale në lidhje me investimet e familjes Trump.

Kësisoj shqiptarët sipas kurvës, protestojnë dhe janë kundër Amerikës, kur në fakt janë kundër metodave të tia me kandar ai i sojit matrapaz. Kështu me këtë metodë shqiptarët do dalin nesër edhe kundër Turqisë, kundër Greqisë, kundër Italisë apo Gjermanisë, megjithëse në 13 vite vdekje të qeverisë së tij, nuk ka ardhur asnjë investitor i vertetë i huaj në trollin e shqiptarëve.

Por mos t’i largohemi faktit, dhunës që filloi sot. Të gjitha këto do ndodhin edhe për faktin se një tufë e madhe patronazhistësh, apo militantësh kanë kapur vende kyçe në administratë, indeksi administrativ tregon se numrat e punësimit në shtet janë dhjetëfishur në raport me nevojat administrative, të gjithë këta janë policë civilë, pasi plus bizneseve private rjepin edhe buxhetin shtetëror.

Kjo është arsyeja që tek-tuk inatet karshi njëshave reflekton në thirrje urbane të protestuesve, shkurt mos njëjtësoni njerëzit me njëshat. Bënimi mirë që të injoroni zërat ndryshe, dëbimet publike, hatërmbetjet sepse nuk ka as më pak as më shumë, fashist, nazist apo kurvë më të ndyrë se vet Rama, atij të cilit po i kërkoni dorëheqjen.

Dhe aty qëndroni, mos njëjtësoni Berishën me demokratët, ashtu sikundër mos njëjtësoni edhe socialistët me sektin e rilindjes. Duhet një bashkim i fortë, pasi rezultatet e para kanë marrë udhën. Kjo protestë nuk ka kthim mbrapa, kudo ku shkon kurva nuk po pritet si më parë.

Dhe po ta vini re, vetëm brenda muajit qershor kryekurva e Shqipërisë, Edi Rama ka lëvizur lartë e poshtë aq shumë për bythën e vet, por kudo është refuzuar. Pra protesta e flamingove shqiptare i ka dhënë fruteve e veta, sa më fort kundërshton dhe fyen ai, aq më shpejt afrohet fundi diktatorial. Me ju është liria dhe shteti i së drejtës. Me ju janë 90% e shqiptareve.

Burimi: Bota Sot