Në krye të renditjes të të gjitha kohërave vazhdon të jetë Brazili

0%

Në krye të renditjes të të gjitha kohërave vazhdon të jetë Brazili me 257 pikë të grumbulluara në historinë e Kampionateve Botërore. Pas tij vijnë Gjermania me 232 pikë, Argjentina me 167, Italia me 156 dhe Franca, e cila mbyll pesëshen e parë me 143 pikë. Sa i përket Kroacisë, ajo renditet në vendin e 17-të me 53 pikë të fituara në 33 ndeshje të zhvilluara në Kampionatet Botërore.

Kroatët do të kenë mundësinë ta përmirësojnë këtë bilanc që sonte, kur do të përballen me Portugalinë në fazën me eliminim direkt. “Bosnja dhe Hercegovina ka bërë një hap të madh përpara në renditjen të të gjitha kohërave të Kampionateve Botërore, falë paraqitjes historike në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Edhe pse Bosnja e mbyllën aventurën në Botëror me humbjen 2:0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fazën e 1/16 së finales, nuk mungojnë arsyet për krenari. Bosnja dhe Hercegovina arriti për herë të parë në histori të kalojë fazën e grupeve në një Kampionat Botëror, duke grumbulluar katër pikë, përpara se të eliminohej nga vendasit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky ishte vetëm pjesëmarrja e dytë e Bosnjës dhe Hercegovinës në një Kupë Bote. Në total, boshnjakët kanë zhvilluar shtatë ndeshje në historinë e tyre në Botëror, duke grumbulluar shtatë pikë, rezultat që i ka ngjitur në vendin e 55-të të renditjes së përjetshme të Kampionateve Botërore.

Me këtë sukses, ata kanë avancuar për më shumë se dhjetë pozita krahasuar me renditjen e mëparshme”, shkruan mediumi boshnjak “Klix”. Veçanërisht interesant është fakti se Bosnja dhe Hercegovina tashmë ka lënë pas Serbinë në këtë renditje. Edhe pse Serbia ka marrë pjesë në tre Kampionate Botërore dhe ka zhvilluar nëntë ndeshje, ajo ka po aq pikë sa Bosnja dhe Hercegovina, gjithsej shtatë.

Megjithatë, për shkak të bilancit më të dobët dhe gjashtë humbjeve, Serbia renditet në vendin e 59-të.

Burimi: Bota Sot