Shefi i inteligjencës turke u takua me liderin kurd – po i vjen fundi

0%

Shefi i inteligjencës turke, İbrahim Kalın, zhvilloi një takim me liderin kurd Bafel Talabani gjatë një vizite në Irak, duke theksuar se fundi i terrorizmit të Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është më pranë se kurrë.

Sipas burimeve turke të sigurisë, Kalın vizitoi qytetin e Sulajmanisë, ku u takua me Talabanin për të diskutuar hapat e nevojshëm për çarmatimin dhe shpërbërjen e PKK-së, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Në takim u diskutua edhe situata e përgjithshme e sigurisë në rajon, me theks të veçantë te zhvillimet në Irak, Siri dhe Lindjen e Mesme.

Palët nënvizuan rëndësinë e koordinimit ndërmjet autoriteteve turke dhe atyre kurde për të garantuar stabilitetin rajonal, raportojnë mediat . Burimet theksuan se procesi për eliminimin e kërcënimit të PKK-së po hyn në një fazë vendimtare dhe se bashkëpunimi me autoritetet rajonale kurde konsiderohet një element kyç për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshe, kurdët janë populli më i madh në botë pa shtetin e tyre. Llogaritet se rreth 15 milionë kurdë jetojnë në Turqi, kryesisht në juglindje të vendit.. Në vitin 1978, Abdullah Ocalan themeloi PKK-në. Fillimisht, organizata kërkonte krijimin e një shteti të pavarur kurd, ndërsa më vonë e zhvendosi fokusin te autonomia dhe të drejtat politike e kulturore të kurdëve brenda Turqisë.

Burimi: Telegrafi