Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave që mbetën të plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi në Podujevë. Sipas burimeve të Sinjalit, të plagosurit janë: Fidaim Zejullahu , rreth 36-vjeçar, me shtetesi gjermane, Agim Xhemaji, Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.
Burimet tona bëjnë të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit nën përcjelljen e Policisë.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.
Të shtënat në Podujevë, shkon në katër numri i të plagosurve – QKUK jep detaje për gjendjen e tyre Policia jep detaje për të shtënat me armë në Podujevë, tre persona plagosen – dërgohen në QKUK Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
