Shpërndaje në: Prej ditësh banorë nëpër lagje të kryeqytetit janë ankuar për grumbullimin e mbeturinave dhe mosmbledhjen e tyre nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”. E kjo e fundit ka arsyetuar mosveprimin e saj.
“Pastrimi” duke pohuar mosrealizimin e plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje, ka njoftuar se situata ka ardhur kështu për shkak të ndryshimit të orarit të operimit nga Kompania për Menaxhimin e Deponive. Kompania ka shtuar tutje se problemi me grumbullimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
“Ju njoftojmë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve në orarin e operimit nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), e cila, në kuadër të organizimit të saj të brendshëm, ka vendosur mbylljen e deponisë në Mirash nga ora .
Ky ndryshim ka pamundësuar dhe do të pamundësojë edhe në ditët në vijim përfundimin e ciklit të planifikuar të operimit gjatë orëve të natës”, njoftoi kompania. Për ditë me radhë. banorët e kryeqytetit kanë shprehur shqetësim për mbeturinat e grumbulluara në hapësira publike dhe mungesa e mirëmbajtjes.
Ata thonë se kundërmimi, ndotja dhe kushtet jo të mira higjienike po e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe po e vështirësojnë lëvizjen e përditshme.
