Tah flet për penalltinë e humbur ndaj Paraguait

0%

Shpërndaje në: Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Jonathan Tah, ka folur për herë të parë për penalltinë e humbur në ndeshjen kundër Paraguait. Gjermania humbi 4:3 në penallti dhe u eliminua nga Botërori. Tah ishte i fundit që gjuajti penalltinë për gjermanet. Por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portës dhe Gjermania dështoi të kualifikohet në një të tetën e finales.

“Penalltia e humbur më ka kaluar nëpër mendje mijëra herë. Po përpiqem ta drejtoj topin disi drejt portës në mendimet e mia, por realiteti është se topi nuk përfundoi brenda, dhe kjo dhemb. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që jemi eliminuar nga turneu”, shkroi Tah në Instagram. Tah nuk ishte i vetmi që humbi penalltinë. Nga pika e bardhë dështuan edhe Kai Havertz dhe Nick Woltemade.

Burimi: Koha