Gueye refuzon të luajë për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Pape Gueye ka thënë se nuk do të paraqitet më për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë pas eliminimit nga Kupa e Botës. Senegali u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 3:2 nga Belgjika, në kuadër të 1/16 e finales të Kupës së Botës. Senegali ishte duke udhëhequr 2:0 deri në minutën e 85-të, por Belgjika përmbysi rezultatin dhe fitoi 3:2.

“Për sa kohë që është ky staf teknik në udhëheqje, unë nuk do të paraqitem për ekipin kombëtar”, ka shkruar 27-vjeçari në Instagram. Senegali udhëhiqet nga Pape Thiaw.

Burimi: Koha