Një skandal i ri ka tronditur futbollin italian, pasi mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është përfshirë në një hetim që lidhet me një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve. Sipas Gazzetta dello Sport , Bastoni ka marrë një njoftim zyrtar për nisjen e procedurave hetimore dhe pritet të merret në pyetje nga autoritetet italiane.
Sipas raportimeve, futbollisti dyshohet se ka pasur kontakte me një vajzë 17-vjeçare, në kuadër të një hetimi më të gjerë që po zhvillohet për një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve në zonën e Milanos. Prokuroria lokale po heton organizatorët dhe personat e përfshirë në këtë rast, ndërsa Bastoni dyshohet se ka qenë përdorues i shërbimeve të këtij rrjeti.
Mbrojtësi italian, vlera e të cilit në treg vlerësohet rreth 65 milionë euro, ishte deri vonë edhe në radarët e Barcelonës. Ndërkohë, agjencia italiane ANSA ka publikuar emrat e disa personave që, sipas raportimeve, përmenden në dosjen hetimore lidhur me këtë rrjet të dyshuar prostitucioni dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Në mesin e tyre janë Rafael Leao, Dusan Vlahovic, Olivier Giroud, Achraf Hakimi, Dean Huijsen, Daniel Maldini, Arthur Melo dhe futbollistë të tjerë. Alessandro Bastoni, 27 anni, difensore dell’Inter e della Nazionale, è indagato per prostituzione minorile dalla procura di Milano. Il 30 giugno ha ricevuto l’avviso di garanzia e sarà interrogato nei prossimi giorni.
Il suo nome è legato all’inchiesta sulla “agenzia delle… pic.twitter.com/7tqcugqK7G — Repubblica (@repubblica) June 30, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
