Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pret në takim profesorin

0%

Në prag të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim delegacionin amerikan të kryesuar nga Prof. Daniel Serwer.

Në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thuhet se Jashari vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Republikës së Kosovës, përkatësisht partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes.

Duke i falënderuar për vizitën dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjeneral Jashari i informoi anëtarët e delegacionit për zhvillimet aktuale dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Poashtu për rolin e saj në sigurinë e vendit dhe kontributin e rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftim thuhet se gjatë takimit, palët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe shkëmbyen pikëpamje mbi rëndësinë e avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt integrimit në strukturat euroatlantike, përkatësisht në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Në anën tjetër, Profesori Serwer dhe delegacioni amerikan vlerësuan lart zhvillimin dhe të arriturat e deritanishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në misionet ndërkombëtare”- thekson FSK.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së uroi delegacionin amerikan me rastin e jubileut historik të 250 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se ky përvjetor simbolizon miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi: Kallxo