Aksident trafiku në autostradën “Miqësia” në Maqedoni, lëndohen tre

0%

Më , në SPB Shkup u njoftua se rreth orës , në autostradën “Miqësia”, në rrugën shërbyese që e lidh me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, një automjet udhëtarësh “Nisan” me targa kombëtare serbe, i drejtuar nga N.Gj. (33) nga Serbia, ishte përplasur në një gardh metalik dhe ishte përmbysur.

Në aksident, shoferi dhe bashkudhëtarja e tij A.Gj. (26) nga Serbia kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Ndërsa fëmija i tyre dyvjeçar ka pësuar lëndime trupore. Lëndimet u konstatuan në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Prokurori publik dhe një ekip hetimor i SPB Shkup kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot