Amber Constance Melgoza shpallet MVP në Pejë

0%

Basketbollistja e Maltës, Amber Constance Melgoza, është shpallur Lojtarja Më e Vlefshme (MVP) e FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, pas paraqitjeve të shkëlqyera që udhëhoqën kombëtaren e saj drejt titullit të kampiones.

Melgoza ishte liderja e padiskutueshme e Maltës gjatë gjithë turneut të zhvilluar në Pejë, duke spikatur me kontributin e saj në sulm dhe mbrojtje, si dhe me aftësinë për të marrë përgjegjësi në momentet vendimtare të ndeshjeve. Çmimi iu nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Përveç çmimit MVP, Melgoza u përfshi edhe në Pesëshen Më të Mirë (All-Star Five) të kampionatit, duke kurorëzuar një turne të jashtëzakonshëm në aspektin individual.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla u organizua nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Europe, duke sjellë në Pejë gjashtë përfaqësuese evropiane dhe basketboll cilësor gjatë gjashtë ditëve të garës.

Burimi: Bota Sot