Tuhina dhe Daci në Top 5

0%

Është shpallur Pesëshja më e Mirë (All-Star Five) e FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, turne që u zhvillua në Pejë dhe mblodhi gjashtë kombëtare evropiane. Në përzgjedhjen e lojtareve më të mira të kampionatit janë përfshirë dy basketbolliste të Kosovës, dy të Shqipërisë dhe një e Maltës, kampiones së këtij edicioni.

Pesëshja më e mirë e kampionatit përbëhet nga: Astera Tuhina (Kosova) Saranda Daci (Kosova) Ornela Lalaj (Shqipëria) Enisa Semanjaku (Shqipëria) Amber Constance Melgoza (Malta) Përfshirja e Astera Tuhinës dhe Saranda Dacit në pesëshen ideale është një vlerësim i rëndësishëm për paraqitjet e tyre gjatë gjithë kampionatit, ku ndihmuan Kosovën të përfundonte në vendin e tretë pas fitores bindëse ndaj Armenisë.

Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA Europe, u përmbyll me sukses në Pejë, duke sjellë basketboll cilësor dhe një organizim të vlerësuar nga pjesëmarrësit dhe zyrtarët e FIBA-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot