Një zyrtar policor nga fshati Sllovi i Lipjanit ka raportuar një rast kanosjeje përmes rrjeteve sociale. Sipas raportit, viktima mashkull shtetas i Kosovës dhe zyrtar policor, ka pranuar në adresën e tij një mesazh në gjuhën angleze me përmbajtje kërcënuese. Ai ka deklaruar se ndihet i shqetësuar dhe dyshon se mesazhi mund të ketë lidhje me detyrën e tij zyrtare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin.
Burimi:
Telegrafi
