Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

0%

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare, si pasojë e përleshjes viktima mashkull shtetas i Kosovës ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërkohë, i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës është në arrati dhe është duke u kërkuar nga organet e rendit. Policia dhe prokuroria kompetente janë duke hetuar rrethanat e rastit.

Burimi: Telegrafi