NASA: Afro 60 mijë objekte te prekura nga tërmtet

0%

Sipas një analize të publikuar nga NASA, tërmetet e fuqishme që goditën javën e kaluar kanë shkaktuar dëme të mëdha, me rreth 58,870 ndërtesa që vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

Përllogaritja është bërë duke u mbështetur në imazhet e radarit të satelitëve Sentinel-1 të Agjencisë Hapësinore Evropiane, të cilët përdoren për të identifikuar ndryshimet në terren dhe në infrastrukturë pas fatkeqësive natyrore. NASA sqaroi se bëhet fjalë për një vlerësim fillestar, të përgatitur vetëm pak ditë pas ngjarjes.

Analiza është realizuar nga studiuesit Corey Scher dhe Jamon Van Den Hoek të Universitetit të Oregonit, të cilët konstatuan ndryshime të menjëhershme në sipërfaqe që tregojnë për dëme të mundshme në objekte. Megjithatë, agjencia theksoi se rezultatet nuk janë konfirmuar përmes inspektimeve në terren dhe se ato duhet të konsiderohen si një tregues paraprak i shkallës së dëmeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, bëri të ditur të hënën se bilanci i autoriteteve flet për 855 ndërtesa të dëmtuara ose të rrënuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com