Mësohet arsyeja pse qau Messi

0%

Shpërndaje në: Pasi pati ndeshje historike duke realizuar “hat-trick” në ndeshjen e parë për Argjentinën ndaj Algjerisë, Lionel Messi u duk shumë i emocionuar. Madje u pa edhe me lot në sy. Faqja “Transfer News Live” ka shkruar të mërkurën mbrëma se arsyeja pse Messi qau, ishte keqësimi i gjendjes shëndetësore të babait të tij. “Lionel Messi po përballet me situatë të vështirë personale pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është keqësuar këtë javë. Ylli argjentinas u pa shumë i emocionuar pasi shënoi ndaj Algjerisë, ndërsa raportimet në Argjentinë tregojnë se shqetësimet e shëndetit të babait të tij janë përjetuar rëndë nga ai”, ka shkruar faqja që merret me lajme të futbollit.

Burimi: Koha