Filluan dëgjimet publike buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB)

0%

Komuna e Shtimes ka nisur sot ciklin e dëgjimeve publike me qytetarë në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, duke shënuar fillimin e një procesi të rëndësishëm konsultimi dhe përfshirjeje qytetare në planifikimin buxhetor të komunës. Takimi i parë u mbajt në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, me pjesëmarrjen e nënkryetarit të komunës, Adnan Ademi, drejtorëve komunalë dhe qytetarëve. Gjatë këtij takimi u prezantua Korniza Afatmesme Buxhetore për periudhën 2027-2029, me theks të veçantë në prioritetet zhvillimore dhe planifikimin e projekteve për vitet në vijim. Pjesëmarrësit në këtë dëgjim publik patën mundësinë të paraqesin propozimet, kërkesat dhe sugjerimet e tyre, të cilat u adresuan dhe u diskutuan nga përfaqësuesit komunalë. Komuna e Shtimes fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë edhe në dëgjimet e radhës, të cilat do të mbahen të enjten dhe të premten, duke filluar nga ora , në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal.

Burimi: Bota Sot