Formacionet zyrtare, Angli – Kroaci: Tuchel i beson Kane, Dalic veteranëve

0%

Gjithçka është gati për përballjen mes Anglisë dhe Kroacisë, me dy kombëtaret që do të zbresin në fushë për ndeshjen e tyre debutuese në Kupën e Botës 2026. Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vendosur t’i besojë kapitenit Harry Kane në majën e sulmit, ndërsa pas tij do të veprojnë Jude Bellingham, Noni Madueke dhe Anthony Gordon. Në mesfushë startojnë Declan Rice dhe Elliot Anderson, ndërsa mbrojtja udhëhiqet nga John Stones. 🔜🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿🆚🇭🇷 pic.twitter.com/VZHlJkKfRu — England (@England) June 17, 2026 Në anën tjetër, Kroacia e Zlatko Dalić vazhdon të mbështetet te përvoja e legjendës Luka Modrić. Mesfushori 40-vjeçar do të udhëheqë skuadrën në debutimin botëror, i mbështetur nga Perišić, Baturina dhe Pašalić në repartin ofensiv. Pritet një duel spektakolar mes dy përfaqësueseve që synojnë ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre në Botërorin e Amerikës së Veriut. Anglia: Pickford – James, Stones, Konsa, O’Reilly – Anderson, Rice – Madueke, Bellingham, Gordon – Kane. Kroacia: Livaković – Šutalo, Vušković, Gvardiol – Stanišić, Modrić, P. Sučić, Perišić – Mario Pašalić, Baturina – Musa.

Burimi: Telegrafi