Arrestohet një 65-vjeçar, dyshohet se kanosi me armë tre persona në

0%

Polica ka njoftuar se ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet për kanosjen me armë ndaj tre personave të tjerë në Brezovicë. Sipas njoftimit më , rreth orës , stacioni policor në Shtërpcë ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri në Brezovicë, në afërsi të qendrës së skijimit.

Sipas hetimeve fillestare, thuhet në njoftim, tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t’u mundësuar kalimin.

“Pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari, N.H. (65 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri (pistoletë) dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për hetime te mëtejme”- thuhet në njoftimin e Policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Ferizaj thotë se mbetet e përkushtuar në trajtimin e çdo rasti që cenon sigurinë publike dhe apelon te qytetarët që çdo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në polici në numrin kujdestar 192 dhe në aplikacionin digjital “Lajmëro policinë”.

Burimi: Kallxo