Shpërndaje në: N ico Williams dhe Yeremy Pino kanë pësuar lëndime që mund t’i mbajnë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, duke shkaktuar shqetësim te Përfaqësuesja e Spanjës. Pino raportohet se mund të humbë pjesën e mbetur të Botërorit pas një dëmtimi në shpatull, ndërsa Williams pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Williams, edhe më herët ka pasur telashe me lëndime. I mungoi Bilbaos në tri ndeshjet e fundit të edicionit 2025/26. Pino dhe Williams u inkuadruan në pjesën e dytë në fitoren 1:0 të Spanjës ndaj Uruguait. Të dy futbollistët e përfunduan ndeshjen me shqetësime. Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur në lidhje me lëndimet e të dy lojtarëve.
“Nico kishte disa shqetësime. Megjithatë, ajo që më shqetëson vërtet është dëmtimi i Yeremyt. Duket serioz dhe ka shumë mundësi që ai të humbë pjesën tjetër të turneut”, ka thënë De la Fuente.
