IKSHPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga i nxehti gjatë fundjavës: Freskoni trupin e pini ujë

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi në vend pritet të mbizotërojë mot me temperatura të larta, të cilat klasifikohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë. Instituti thekson se fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga efektet e të nxehtit.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të mbajnë ambientet e banimit sa më të freskëta, të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të kujdesen për grupet më të ndjeshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, sidomos foshnjat dhe fëmijët”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com