Shpërndaje në: Kolumbia dhe Portugalia do të luajnë në orën të mëngjesit të së dielës, sipas kohës në Kosovë. Është ballafaqimi i xhiros së tretë në Grupin K. Në këtë grup janë edhe Kongoja dhe Uzbekistani. Kolumbia e ka të sigurt avancimin tutje pasi ka regjistruar dy fitore. Portugalia është në prag të fazës nokaut, por i duhet vetëm konfirmimi.
Pas Kolumbisë me gjashtë pikë, në pozitën e dytë është Portugalia me katër pikë e me goldallim +5. Një pikë e ka Kongo në vendin e tretë. Pikën e fitoi ndaj portugezëve. Kongoja luan ndaj Uzbekistanit. Kërkon fitoren për avancim nga vendi i tretë. Uzbekistani është i fundit pa pikë dhe i eliminuar nga Botërori.
Në ndeshjen Kolumbia – Portugalia të pranishëm do të jenë numër i madh i yjeve të futbollit. Këto dy përfaqësuese asnjëherë nuk janë takuar në Kupës së Botës.
