Lionel Messi nuk do të jetë titullar në ndeshjen e fundit të Argjentinës në fazën e grupeve të Kupës së Botës, kundër Jordanisë. Trajneri Lionel Scaloni ka vendosur ta pushojë kapitenin dhe yllin kryesor të skuadrës para fillimit të fazës eliminatore. Ai konfirmoi se Messi do ta nisë ndeshjen nga bankina, por pritet të aktivizohet gjatë pjesës së dytë. “Leo do të jetë në bankinë.
Do të pres edhe pak para se ta bëj publik formacionin përfundimtar, por Leo me siguri do të hyjë në lojë më vonë”, deklaroi Scaloni. Argjentina, kampione në fuqi e botës, tashmë e ka siguruar vendin e parë në Grupin J. Për këtë arsye, ndeshja ndaj Jordanisë nuk ka rëndësi për renditjen në grup, ndërsa Scaloni pritet t’u japë minuta lojtarëve që kanë luajtur më pak deri tani në turne.
Përveç Messit, disa nga titullarët e zakonshëm pritet të pushojnë, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndeshjet vendimtare të fazës eliminatore, e cila nis të dielën. Messi ka shkëlqyer në fazën e grupeve.
Kapiteni i Argjentinës ka shënuar të pesë golat e ekipit të tij në këtë Botëror, duke kaluar rekordin e Miroslav Kloses dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me 18 gola. Në 1/16 e finales Argjentina do të përballet me Kepin e Gjelbër, që është befasia më e madhe e këtij Botërori.
