Plot 30 milionë euro për Asllanin

0%

Fisnik Asllani pritet të zyrtarizohet te Borusia Dortmund. Do të jetë transferim i bujshëm për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Dortmundi ka vendosur të aktivizojë klauzolën prej 30 milionë eurosh, që është në kontratën e Asllanit te Hofenheim. Për Asllanin ndërkohë ishte e interesuar edhe Barcelona. Përfaqësuesit e sulmuesit shqiptar u treguan të paduruar me katalanasit.

Dhe pse Barcelona ishte e gatshme të ofronte 20 milionë euro plus bonuset, nuk u prit më gjatë. 23-vjeçari është mjaft premtues. Gjatë këtij sezoni me Hofenheimin shënoi 11 gola si edhe asistoi 10 të tjerë.

Burimi: Bota Sot