Zulfaj me drejtuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë

0%

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka takuar ushtruesen e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Eva Palatova, dhe Zëvendësshefin e ri të kësaj Zyre, Alexis Hupin. “Ky takim i rregullt, ndryshe nga të tjerët, ishte edhe takimi ynë i fundit me znj. Palatova.

E falënderova për bashkëpunimin e mirë në shërbim të avancimit të agjendës së anëtarësimit në BE dhe për kontributin e saj, duke i uruar shumë suksese në angazhimet e ardhshme. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe çështjet në kuadër të bashkërendimit tonë të vazhdueshëm. Njëkohësisht, i urova mirëseardhje Z.

Hupin dhe shpreha gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në avancimin e agjendës së anëtarësimit”, ka shkruar ai në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot