Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e reja të publikuara nga prapaskenat e setit të saj fotografik për “Vogue Italia”. Artistja shfaqet në disa veshje elegante dhe të veçanta, duke sjellë një sërë pamjesh nga realizimi i fotosesionit.
Në njërën prej tyre, ajo pozon me një reçipetë dantelle të kombinuar me një fund lëkure, ndërsa në një tjetër shfaqet me një fustan të veçantë, të dizajnuar me strukturë në formë kockash. Përveç modës dhe fotosesionit, Dua Lipa ka folur edhe për jetën e saj personale dhe martesën me bashkëshortin e saj, Callum Turner.
Duke kujtuar ditën e tyre të madhe, këngëtarja ka treguar se gjatë ceremonisë dhe festimeve “nuk e humbën kurrë nga sytë njëri-tjetrin”, ndërsa u përpoqën të krijonin sa më shumë kujtime së bashku. Fotografitë e reja të artistes kanë marrë vëmendje të madhe, duke nxjerrë në pah edhe një herë stilin dhe elegancën e Dua Lipës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
