Trepça ’89 pa gol të pasuar për 270 minuta, fiton në Ferizaj

0%

Trepça ’89 e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Mitrovicasit shënuan fitore të madhe në derbin e javës së tretë, duke mposhtur Ferizajn në udhëtim me rezultat 1:0. Trepça ’89 po kalon një ecuri të shkëlqyeshme në tri javët e para, me dy fitore dhe një barazim, ndërsa golaverazhi është 3:0.

Mbrojtja e mitrovicasve po tregohet e jashtëzakonshme, pasi në 270 minuta lojë nuk kanë pësuar asnjë gol. Golin e fitores ndaj Ferizajt e shënoi Adem Maliqi, në minutën e 77-të, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Pas tri javësh, Trepça ’89 kryeson tabelën me 7 pikë, ndërsa Ferizaj renditet në vendin e 14-të me vetëm 1 pikë.

Burimi: Bota Sot