Sot, Kombëtarja e Kosovës në kick-box bëri një paraqitje dinjitoze në Kupën Botërore që po mbahet në Hungari, ku garuesit tanë u paraqitën mjaft mirë dhe arritën rezultate të kënaqshme. Paraqitje të mirë pati Edmond Sallahu, i cili e fitoi meçin e parë, ndërsa në luftën për medalje pësoi humbje.
Humbje në meçet e tyre pësuan edhe Gëzim Morina, Diar Mjekiqi, Artor Mehmeti dhe Venasa Pefqeli, e cila u eliminua në meçin e parë. Ndërkohë, Nart Mehmeti shënoi fitore në meçin e parë me ndërprerje dhe siguroi medaljen e bronztë. Medalje të bronzta siguruan gjithashtu Taulant Salihu dhe Hilmi Xhata, duke e bërë edhe më të suksesshme paraqitjen e ekipit kosovar.
Nesër, pesë garues të tjerë të Kosovës do t’i zhvillojnë meçet e tyre të para.