Mëngjesin e 26 gushtit 2026, një zjarr shkatërrues përfshiu shtëpinë e familjes shqiptare Manati në lagjen Mandarin të Jacksonville, Florida. Flakët morën jetën e tre fëmijëve – dy binjakë rreth 10-11 vjeç dhe një 2-vjeçar ndërsa prindërit dhe dy fëmijët e tjerë, një 9-vjeçar dhe një 2-muajsh, mbeten në gjendje kritike në spital.
Familja, me origjinë shqiptare (nga Lushnja) me banim ne Jacksonville FL, humbi brenda pak minutash jo vetëm tre fëmijët e saj të dashur, por edhe shtëpinë dhe gjithçka kishte brenda saj. Zjarri u raportua rreth orës të mëngjesit. Zjarrfikësit mbërritën shpejt, por gjetën tre fëmijë pa jetë. Fqinjët ndihmuan duke kapur një foshnje dhe një të rritur që u hodhën nga dritarja e katit të dytë.
Pas kësaj tragjedie të rëndë, Alessia Firi, e afërme e familjes, hapi menjëherë një fushatë GoFundMe me titullin “Help the Manati Family”. Që me fondet e mbledhura do të shërbejë për të mbuluar shpenzimet mjekësore të të mbijetuarve, kostot e funeralit dhe memorialit për tre fëmijët, si dhe nevojat urgjente për strehim dhe jetë të përditshme.
Deri tani, spias GoFoundMe fushata ka mbledhur rreth 350 mijë dollarë nga 1750 donatorë. Solidariteti ka ardhur jo vetëm nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri, por edhe nga njerëz të tjerë që u prekën nga kjo humbje e dhimbshme.
“Shpresa është të lehtësojmë qoftë edhe një pjesë të kësaj barre, në mënyrë që familja të mund të përqendrohet te shërimi, zia dhe të qenët së bashku,” shkruan Firi organizatorja në faqen GoFoundMe. Familja Manati po përballet me një rrugë të gjatë dhe të vështirë. ” Ndihma e vazhdueshme financiare dhe mbështetja morale mbeten thelbësore në këto momente të dhimbshme.
Çdo donacion, sado i vogël, ndihmon që të mbijetuarit të fokusohen te shërimi dhe te kujtimi i fëmijëve që u shkruan”.
