Nis dasma! Ajbi bashkë me krushqi niset për ta marrë Kidën për nuse

0%

Ajbi shkon e merr për nuse Kidën! Pamjet e siguruara nga Prive By Liberta Spahiu tregojnë momentet e veçanta kur krushqit kanë shkuar sot për ta marrë Kidën për nuse. Në një atmosferë festive dhe plot emocione, ceremonia po zhvillohet sipas traditës, e shoqëruar nga tingujt e tupaneve dhe gëzimi i familjarëve të pranishëm. Ky është një nga momentet që i paraprin dasmës së madhe të çiftit.

Dasma e Ajbit dhe Kidës do të mbahet më 1 shtator në Romë, ku ata pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore. Ceremonia do të zhvillohet në një rezidencë historike në Romë, e ndërtuar në fund të shekullit XIX nga një familje e njohur aristokrate italiane, duke i dhënë eventit një atmosferë edhe më të veçantë dhe elegante.

Burimi: Bota Sot