IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa rekomandime për qytetarët lidhur me mbrojtjen nga temperaturat e larta. Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka këshilluar qytetarët që të shmangin qëndrimin e gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Po ashtu, është rekomanduar përdorimi i kapelës, syzeve të diellit dhe kremit mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV. “Shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës. Përdorni kapelë, syze dielli dhe krem mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV. Konsumoni mjaftueshëm ujë dhe lëngje pa sheqer” , thuhet në këshillat e publikuara nga IKSHPK.

Burimi: Bota Sot