Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë në Pejë dhe Stacionin Policor në Junik, ka realizuar një kontroll në shtëpinë e një personi të dyshuar. Kontrolli është kryer më , në rrugën “Lush Musa” në Junik, në bazë të urdhëresës së Prokurorisë Themelore në Pejë.
Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, 40 fishekë të kalibrit 7.62x39mm, katër thika, një boks metalik, një sprej si dhe një set pajisjesh për pastrimin e armës. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
