Nga Mlladiqi te Kosova – Ramazan Bekteshi i drejtohet Evropës me

0%

Veprimtari Ramazan Bekteshi ka reaguar ndaj ceremonisë shtetërore në Serbi për Ratko Mladiqin, duke kritikuar heshtjen e Evropës për krimet e luftës në Srebrenicë dhe Kosovë. Bekteshi ka deklaruar se ideologjia pas krimeve të Mladiqit vazhdon të jetë e pranishme, ndërsa ka kritikuar edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për mënyrën e trajtimit të figurës së tij.

Në fund, Bekteshi ka ngritur edhe çështjen e mungesës së një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit në Kosovë. Postimi i plotë: Evropë, pse hesht? Planetë Tokë, qaj. Planetë Tokë, rënko. Sot, Serbia nderon njërin prej kriminelëve më të mëdhenj të luftës që nga Lufta e Dytë Botërore me një ceremoni shtetërore.

Sepse Evropa qëndroi si dëshmitare pasive ndërsa kryhej gjenocidi në Srebrenicë dhe Drenicë, dhe që atëherë ende vazhdon t’i mbaj mbyllë sytë. Ambiciet e Mladiçit e mbijetuan vete atë: arkitekti i gjenocidit mund të ketë vdekur, por ideologjia dhe ambiciet që qëndronin pas krimeve të tij janë ende gjallë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani, Vuçiç-i po e shndërron një funeral, në një festë groteske të krimit, gjenocidit dhe pandëshkueshmërisë. P.S. E megjithatë, Parlamenti i Edi Ramës ende nuk ka miratuar një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin në Kosovë.

Burimi: Bota Sot