Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar tre gjeneralët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Arife Halilin, Astrit Halitin dhe Mehmet Lladrovcin. Haxhiu ka marrë pjesë në ceremoninë e gradimit të tyre, ndërsa përmes një postimi ka shprehur bindjen se gjeneralët e rinj do t’i shërbejnë me profesionalizëm dhe dinjitet Republikës së Kosovës.
“Urime gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci. Jam e bindur që me profesionalizmin, përvojën dhe përkushtimin tuaj do t’i shërbeni me nder dhe me dinjitet Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
