Dardan Cena është ndalur në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi është mposhtur nga xhudisti serb Mihajlo Simin në luftën çerekfinale. Cena e nisi garimin me fitore, duke kaluar me sukses duelin e parë, por nuk arriti ta vazhdojë serinë pozitive në përballjen me xhudistin serb.
Simi triumfoi në këtë duel, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale, ndërsa për Cenën merr fund rrugëtimi në garën për medaljen e artë. Xhudisti kosovar do të tentojë të futet në zonën e medaljeve përmes repeisazhit.
