Akil Gjakova në ndeshjet e rikualifikimit, kërkon medaljen në Taranto

0%

Akil Gjakova do të vazhdojë garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi ka kaluar në fazën e repasazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë. Xhudisti kosovar e nisi garimin me fitore ndaj qipriotit Kyprianos Andreou, të cilin e mposhti me “Yuko”.

Në çerekfinale, Gjakova u përball me francezin Maxime Gobert, ndaj të cilit pësoi humbje me dy “Yuko”, duke humbur mundësinë për të avancuar direkt në gjysmëfinale. Megjithatë, rrugëtimi i tij në Taranto nuk ka përfunduar. Në repasazh, Gjakova do të përballet me portugezin Alexandre Bucur, me synimin për të siguruar një vend në luftën për medalje.

Burimi: Bota Sot